Dita e Çlirimit: FC Prishtina kujton ndeshjen e parë pas luftës - NACIONALE

Dita e Çlirimit: FC Prishtina kujton ndeshjen e parë pas luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

25 vite më parë në këtë ditë, Kosova ishte çliruar përfundimisht nga agresori serb. Për nderë të kësaj dite janë organizuar sot shumë aktivitete, teksa klubi më i trofeshëm kosovar, FC Prishtina e ka rikujtuar ndeshjen e parë të pasluftës.

Në një stadium ku nuk kishte shkelur këmba e futbollistëve shqiptarë që nga viti 1991, një miqësore u zhvillua pak ditë pas çlirimit të Kosovës.

Kosova sot më 12 qershor feston 25 vjetorin e çlirimit nga pushtuesi serb, teksa 25 vite më parë në stadiumin që gjendet pranë Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK), u zhvillua një miqësore mes dy skuadrave kosovare.

FC Prishtina atë kohë takohej me Ramiz Sadikun, dy skuadra nga kryeqyteti, ku luajtën figura të njohura tashmë të futbollit në vend.

Pamje nga ndeshja miqësore

Lajme të ngjashme