Distria Krasniqi pasi e fitoi të argjendtën: Ia dedikoj krejt Kosovës - NACIONALE

Distria Krasniqi pasi e fitoi të argjendtën: Ia dedikoj krejt Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudistja Distria Krasniqi ia ka dedikuar medaljen e argjendtë Kosovës, ndërsa ka deklaruar se është e lumtur me këtë arritje.

Krasniqi ishte mahnitëse deri në 52 kilogramë, pavarësisht që në finale u mposhte nga xhudistja e Ubzekistanit.

Menjëherë pas ndeshjes, Krasniqi dha një intervistë për “RTK”, ku deklaroi se ka qenë shumë e fokusuar në gjysmëfinale, dhe kjo i ka nxjerrë probleme në finale.

Jam shumë e lumtur, e kam thënë me qenë në podium. S’ka rëndësi ngjyra e medaljes. Kam qenë shumë e fokusuar në gjysmëfinale dhe e lashë finalen anash, ndoshta kjo ka qenë arsyeja që kam qenë si përgjumshëm në finale. Jam e lumtur me rezultatin, medalja e dytë në Olimpiadë, andaj në këtë aspekt po ndihem më e lumtur”.

Krasniqi tani është bërë sportistja më e suksesshme në historinë e Kosovës, mirëpo ajo u shpreh se shpreson që edhe Nora Gjakova ta fitojë medaljen nesër.

“E para në histori me dy medalje? Ndihem shumë e lumtur, shpresoj që Nora të më bashkohet nesër. Nuk e kam menduar shumë para garave, por siç e thashë jam shumë e lumtur”.

Unë gjithkund jam e sigurt, kam shumë vetëbesim. Në Lojërat Olimpike e di që të gjithë kanë stres, për mua s’ndodh sepse është hera e dytë. Trajneri ka bërë punë të mirë, andaj kur je shumë e përgatitur presioni zvogëlohet”.

Kam pasur shumë qejf me u mbajt në Persi, ndoshta e kisha marrë të artën nuk e di. Kujt ia dedikon? Trajnerit, klubit, familjes dhe normal krejt Kosovës”, nënvizoi Krasniqi.

Nesër, Nora dhe Akil Gjakova do të synojnë t’i fitojnë medaljet e radhës për Kosovën në “Paris 2024”.

Lajme të ngjashme