Dinamo Zagreb e mposht Astanën, i bën nderë Ballkanit - NACIONALE

Dinamo Zagreb e mposht Astanën, i bën nderë Ballkanit

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Dinamo Zagreb nga pozita e fundit në grup ka kaluar në atë të dytën me fitoren 2:0 ndaj Astanës. Kjo fitore mund të konsiderohet një nderë i vogël për Ballkanin, që përballet me Viktoria Plzen dhe me fitore të mundshme kalon në vendin e dytë, me xhiron e fundit që mbetet pastaj për t'u luftuar për këtë pozitë mes tre skuadrave.

Gjigandi kroat nuk e nisi mirë fushatën e saj në Ligë të Konferencës, ku pësoi tre humbje në katër ndeshje dhe vetëm një fitore, por sot ata treguan fytyrë krejtësisht tjetër ndaj kazakëve.

Skuadra vendase Astana pati mundësinë e artë që në minutat e para të kalonte në epërsi por Darboe gaboi nga pika e bardhë në minutën e 12-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0:0.

Dinamo në pjesën e dytë shënoi dy gola, për tre pikë shumë të vlefshme.

Ishte Gabriel Vidovic që shënoi gol vetëm tre minuta pasi nisën 45 minutat e dyta, për 1:0.

Dusan Jovancic te vendasit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t'ia lehtësuar Dinamos punën në vazhdim.

Takuro Kaneko shënoi për 2:0 në minutën e 79-të, që ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Siç qëndrojnë tani punët, Dinamo është në vend të dytë me gjashtë pikë, ndërsa Astana e Ballkani në vend të tretë dhe të katërt me nga katër pikë.

Lajme të ngjashme