Dieta në Chelsea – arsyeja se pse skuadra londineze është kaq e suksesshme - NACIONALE

Dieta në Chelsea – arsyeja se pse skuadra londineze është kaq e suksesshme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea është një nga klubet më të pasura dhe nga më të suksesshmet në vitet e fundit dhe jo vetëm në futboll, sepse ai mundohet të qëndrojë i tillë në të gjitha frontet.

Flisni me dikë në akademinë Cobham (akademia e Chelseat) dhe do ta kuptoni se ata bëjnë të pamundurën për të qenë më të mirët në gjithçka që bëjnë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për zbulimin e talenteve dhe blerjen e tyre, por ka të bëjë me zhvillimin e tyre brenda akademisë. Ka të bëjë edhe me edukimin dhe se çfarë iu duhet lojtarëve për të arritur në majat e futbollit, duke filluar nga ushqimi e cila ka rol kyç në paraqitjen e lojtarit në fushë.

“Këtu nuk mbet asnjë gurë pa lëvizur,” thotë Ollie Turner, nutricionist në Chelsea.

“Ne kemi një ekip të përbërë nga: James Collins i cili është udhëheqës strategjik; Andy Casper nutricionist në ekipin e parë dhe unë në akademi. Ideja është se duhet të ndjekur filozofinë e njëjtë që nga gjenerata U-9 e deri tek skuadra e parë. Ne vërtetë tentojmë ta vëmë një praktik të mirë se si të ushqehen mirë futbollistët tanë,” theksoi Turner.

Nutricionisti i akademisë së Chelseas vazhdoi: “Për mua, akademia është parapërgatitje për djemtë për një kalim të vështirë në skuadrën e parë, e për këtë arsye duhet të kenë njohuri dhe aftësi. Njohuritë kanë të bëjnë, ta marrim si shembull çfarë ushqimi hanë dhe kur e hanë atë ushqim e cila është shumë e rëndësishme për dietën e një futbollisti, ndërsa tek aftësitë hyn edhe përgatitja e ushqimit e të cilën në akademi e stërvitim atë njëjtë si lojën e futbollit.”

“Ne ju tregojmë djemve se çfarë bëjnë futbollistët e ekipit të parë para pas ndeshjes, dhe e aplikojmë të njëjtën gjë në përgatitjen e tyre. Klubi punon në ekstreme, por jo vetëm t’i zhvillojmë si futbollist por edhe të jenë njerëz të mirë jashtë fushës. Ndoshta për ju kjo mund të mos ketë kuptim, por edhe nutricionistet mund të luajnë rol në këtë. Puna e nutricionistit është kultura në të gjitha ambientet e klubit, jo vetëm diçka specifike,” shtoi Turner.

Të ushqyerit shëndetshëm dhe kuzhinës në klub nënvizohet nga fakti se ekipi i kuzhinierëve nuk është i angazhuar vetëm për skuadrën e parë por edhe për qindra fëmijë nëpër gjenerata.

“Ne kemi një staf të shkëlqyer në kuzhinë dhe kjo na ndihmon shumë. Unë me shefin e kuzhinës jam i lidhur shumë, dhe shpesh vijë me ideja të reja rreth mëngjesit,” shton nutricionisti i akademisë.

“Një ditë e para ndeshjes preferohet të jetë ushqim me karbohidrate të larta, shembull si petullat me marmelatë të frutave. Ne kemi kultura të ndryshme në klub, kështu që duhet t’i përshtatemi të gjithëve. Shembull ne ju ofrojmë edhe ushqime të lehta, siç janë fruta, meze të lehta e gjëra të ndryshme që nuk dalin nga dietat,” thekson Turner.

Është e qartë puna që bënë Chelsea me akademi duke qenë një nga skuadrat me më së shumti lojtarë që dalin nëpër skuadrat më të mëdha e pse jo edhe në ekipin e parë të Chelseas, siç janë: Mason Mount, Reece James dhe Ruben Loftus-Cheek të cilët janë në majat e karrierës. Por edhe Fikayo Tomori e Tammy Abraham që po shkëlqejnë në Serie A.

Por nutricionistët nuk janë edhe aq të ashpër sa duken. Turner thotë se ata mundohen t’i mësojnë si të hanë shëndetshëm por që nuk i detyrojnë sa të jenë duke u rritur, sidomos përgjatë gjeneratave U-9 deri në U-12, për të cilët primare është edukimi në të ushqyer.

Ndërsa përgjatë gjeneratës U-13 deri në U-16 janë më specifik dhe vijojnë me strategji.

Nutricionisti i Chelseas e pranon se ka raste kur lojtarët e rijnë vijnë nga McDonald’s ose lokale si këto, por thotë: “Është normale nëse shkojnë ndonjëherë në lokale të ushqimeve të shpejta, por që nuk bënë të bëhet e shpeshtë, prandaj ka rëndësi edukimi në ushqim.

Një punë mahnitëse që është bërë tek Chelsea është edhe krijimi i produkteve në formë të suplementeve, siç janë: Perfect Play dhe G-Score e që përdoren vazhdimisht për gjeneratat U-18 dhe më lartë.

“Ne i kemi testuar këto me nutricionistët tanë dhe kemi marrë reagime të mira nga lojtarët që i përdorin,” thotë shefja e produktit, Emma Barraclough.

Chelsea mendon dhe beson se qasja ndaj dietës mund ta bëjë dallimin në humbje dhe fitore dhe është e vetmja mundësi që të qëndrojnë konkurrues me Manchester Cityn dhe Liverpoolin në çdo aspekt të lojës.

Ndryshimi nga një humbje në një fitore, sipas nutricionistëve të Chelseas mund të jetë një vakt i mirë i të ushqyerit.

Ndoshta kjo është edhe një nga arsyet se pse Chelsea gjatë viteve të fundit gjithmonë është tek skuadrat më të mira, duke luftuar për të gjithë titujt.

Lajme të ngjashme