Diego Simeone e do Amir Rrahmanin, Atletico përgatit ofertën - NACIONALE

Diego Simeone e do Amir Rrahmanin, Atletico përgatit ofertën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Atletico Madrid është i interesuar për të nënshkruar me kapitenin e Kosovës Amir Rrahmani.

Ylli i Napolit është në vëmendjen e gjigantit madrilen dhe admirohet shumë nga trajneri Diego Simeone, që preferon të luajë me lojë defensive.

“Il Roma”, më saktësisht gazetari Giovanni Scotto për “Radio Kiss Kiss” ka treguar se Simeone e ka kërkuar afrimin e Rrahmanit te Atletico.

“Napoli është duke konsideruar nëse do të shesë Ostigard ose Rrahmanin. Në Spanjë më tregojnë se Cholo Simeone, që e shikoi drejtpërdrejt ndeshjen Real Madrid – Napoli, e ka ndjekur dhe vlerësuar lartë mbrojtësin kosovar dhe ka interesim për lojtarin e Napolit”.

“Kolegët spanjollë gjithashtu më thonë se mund të bëhet edhe oferta rreth 20 milionë eurove”, tha ai.

Shitja e Rrahmanit këtë afat dimëror është thuajse e pamundur, pasi është titullar i pazëvendësueshëm te klubi italian që po garon për top katërshe, si dhe të shkaktojë ndonjë befasi në Ligën e Kampionëve.

Rrahmani këtë sezon ka zhvilluar 18 paraqitje në të gjitha garat, derisa ka kontratë edhe për tre vitet e ardhshme me “Napolitanët”.

Lajme të ngjashme