Diaz ndëshkon Atleticon, Reali në epërsi
Real Madrid ka kaluar në epërsi në derbin madrilen ndaj Atleticos.
Ishte sulmuesi Brahim Diaz, që mund të themi se kishte pak fat për të kaluar vendasit në epërsi.
Pas një aksioni të shpejtë, Koke bëri një gabim amator duke ia kthyer topin spanjollit që nuk dështoi nga afërsia.