Diario AS: Barcelona e largon Dani Alvesin nga lista zyrtare e legjendave të klubit
Dani Alvesit i është hequr statuso i lojtarit legjendar në Barcelonë, pasi u shpall fajtor për sulm seksual, ku u dënua me katër vite burg, siç raporton Diario AS.
Më 22 shkurt, Dani Alves u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg për përdhunimin e një gruaje 23-vjeçare në një klub nate të Barcelonës në dhjetor 2022. Sipas The Guardian, 40-vjeçari gjithashtu u urdhërua të paguaj 9,000 € (7,700 £) për dëmtimin fizik të viktimës. Avokati i Alves, Inés Guardiola ka thënë se ata do të apelojnë vendimin, me ish-reprezentuesin brazilian që ka mohuar se ka bërë sulm seksual.

Sipas Diario AS, Barcelona ka reaguar ndaj dënimit të Alves duke e hequr atë nga lista zyrtare e legjendave të klubit. Gjithsej 102 lojtarë janë përfshirë në listë, duke përfshirë themeluesin e klubit Joan Gamper dhe Lionel Messi. Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique ishin lojtarët më të fundit që u inkuadruan, me emrin e Alves që nuk shfaqet më në atë seksion në faqen zyrtare të klubit.
Alves bëri 408 paraqitje për Barcelonën në dy periudha me gjigantët spanjollë dhe fitoi gjashtë tituj të ligës dhe tre kurora të Ligës së Kampionëve mes një mori trofesh të tjerë. Ish-mbrojtësi i krahut ka luajtur edhe për Sevillan, Juventus dhe Paris Saint-Germain, ndërsa ka bërë 126 paraqitje për Brazilin në nivel ndërkombëtar. Alves ishte në librat e klubit meksikan PUMAS kur u arrestua fillimisht në janar 2023 dhe kontrata e tij u ndërpre menjëherë.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim me nëntë vjet burg për Alves dhe ekipi ligjor i viktimës kërkonte 12 - sipas The Guardian. Dënimi përfundimtar i Alves sapo tejkaloi minimumin e katër viteve dhe ai së shpejti mund të lirohet me kusht, pasi kishte vuajtur tashmë 12 muaj në paraburgim.