Diant Ramaj afër të bëjë hapin e madh në karrierë, pranë kalimit te Ajax - NACIONALE

Diant Ramaj afër të bëjë hapin e madh në karrierë, pranë kalimit te Ajax

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ajax është shumë afër të kompletojë transferimin e portierit me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj nga Eintracht Frankurt.

Klubi holandez ka arritur marrëveshje personale me portierin, ndërsa ndodhet në negociata me klubin gjerman.

Siç raporton mediumi “Telegraaf.nl”, Ramaj mund t’i bashkohet Ajaxit dhe do të garojë me Geronime Rullin për të qenë portieri i dytë.

Ajax tentoi transferimin e portierit të Spartas Nick Olij, mirëpo që kosovari që përfaqëson Gjermaninë deri më tani është parë si më i lirë.

Ndërkohë, gazetari Luca Bendoni raporton se një marrëveshje mes dy klubeve është kompletuar për rreth 12 milionë euro.

Diant Ramaj është duke kompletuar testet mjekësore me Ajaxin në Amsterdam. Marrëveshja e kryer për 12 milionë euro me Eintracht Frankfurtin. Është koha”.

Ramaj do të nënshkruajë kontratë për pesë vite me Ajaxin. 12 milionë euro është pagesa përfundimtare përfshirë edhe bonuset e shumta”, shkroi ai.

Ndërkohë, Ramaj ende nuk ka shfaqur dëshirë për të përfaqësuar Kosovën, ngase gjithnjë e ka treguar që prioritet e ka Gjermaninë.

Lajme të ngjashme