Dështuan për Caicedo dhe Lavian, Liverpool tenton Kalvin Phillips
Liverpool është duke konsideruar të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Manchester Cityt Kalvin Phillips.
“Reds” po e shohin anglezin si një opsion i duhur, pasi edhe kishin interesim për të sa ishte pjesë e Leeds Unitedit.
Sidoqoftë, Phillips në fund vendosi t’i bashkohet Man Cityt aty ku ka dështuar plotësisht nën urdhrat e Pep Guardiolas.
“TalkSport” raporton se Liverpool mund të provojë transferimin e Phillips, meqenëse dështuan të blejnë Moises Caicedo dhe Romeo Lavian, që iu bashkuan Chelseas.
Ende nuk dihet nëse Man City do ta lejojë anglezin të largohet, duke marrë parasysh se nuk kanë transferuar ndonjë mesfushor pavarësisht largimit të Ilkay Gundoganit.
EXCLUSIVE: Kalvin Phillips could be offered Man City escape route after just one season https://t.co/7tgqaEi4Gv
— talkSPORT (@talkSPORT) August 21, 2023
Phillips kohën më të mirë të karrierës e kaloi te Leeds, duke iu ndihmuar që një edicion ta mbyllin në vendin e nëntë në tabelë.
Ai gjithashtu ishte pjesë e kombëtares së Anglisë që arriti deri në finale të Kampionatit Evropian, si dhe u përfshi në rrugëtimin e “Tre Luanëve” deri në çerekfinale të Kupës së Botës.
Këtë edicion, Phillips ka qenë në stol në katër ndeshjet e para që Man City ka zhvilluar (dy në Premierligë, një në Superkupën e Anglisë dhe një në Superkupën e Evropës).
Raporti shton se anglezi nuk do t’i bëjë presion klubit për t’u larguar ngase beson se mund ta fitojë vendin në formacionin bazë, ashtu siç bëri Jack Grealish.