Dështoi për Rice, Man City e kërkon Frenkie de Jongun
Manchester City është duke konsideruar mundësinë për të nënshkruar me yllin e Barcelonës Frenkie de Jong pasi dështuan në prurjen e Declan Rice.
Fituesi i tripletës ofroi 90 milionë euro për anglezin, me West Hamin që e refuzoi dhe tani pritet që lojtari t’i bashkohet Arsenalit q ofruan 100 milionë funte plus bonsuet.
Me largimin e Ilkay Gundogan, Man City ka gjetur alternativën meqenëse po tentojnë nënshkrimin me De Jongun, të cilin e donte rivali Man Unitedi verën e kaluar.
Holandezi ishte shënjestër kryesore e Erik ten Hagut në “Old Trafford” por është i etur për të vazhduar në “Camp Nuo”.
“The Sun” raporton se trajneri Pep Guardiola është i interesuar për të punuar me De Jongun andaj do të provojë ta bind për t’iu bashkuar në “Emirates”.
City në fakt kishte provuar të shënonte me 26-vjeçarin në vitin 2019, mirëpo ky i fundit zgjodhi Barcelonën.
Guardiola është në dijeni që drejtuesit e Barcelonës janë të hapur shkaku i gjendjes financiare, mirëpo do të presin se paku një ofertë 90 milionë funte, aq sa klubi anglez ishte i gatshëm të paguante për Rice.
Në rast që De Jong del në shitje, edhe Man Unitedi mund të rikthehet në garë meqenëse Ten Hag vazhdon të jetë i interesuar për lojtarin.