‘Dështaku’ i Chelseat mund të huazohet te Real Madridi në janar - NACIONALE

‘Dështaku’ i Chelseat mund të huazohet te Real Madridi në janar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Chelseat, Marc Cucurella, është duke shikuar rrugët e mundshme për një largim nga të kaltrit në janar, për shkak të mungesës së minutave nën drejtimin e Maurcio Pochettinos.

Mbrojtësi i majtë spanjoll, i cili iu bashkua Chelseat nga Brighton verën e kaluar, nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Premierligës këtë sezon me paraqitjen e tij të vetme për londinezët në një ndeshje të Kupës Carabao. Cucurella thuhet se është i nervozuar me mungesën e kohës së lojës dhe po kërkon një rrugë daljeje në dritaren tjetër, sipas The Sun.

Marc Cucurella Chelsea 2022-23

Spanjolli mund të mendojë të kthehet në vendin e tij me Real Madridin që thuhet se po e vëzhgon mbrojtësin. Mbretërit mund të konsiderojnë marrjen e tij në huazim në janar.

Mauricio Pochettino Chelsea 2023-24

25-vjeçari ishte i lidhur me një lëvizje huazimi te Manchester United në verë, por një marrëveshje përfundimisht nuk u materializua në momentin e fundit pasi Djajtë e Kuq nënshkruan Sergio Reguilon në ditën e fundit të afatit. Cucurella mund të shihet më pas në aksion kundër ish-klubit të tij Brighton teksa të kaltrit përballen me ta në Kupën Carabao të mërkurën.

Lajme të ngjashme