Dëshpëron Anglia, ndalet nga Danimarka
Kombëtarja e Anglisë është ndalur në një barazim ndaj Danimarkës, në raundin e dytë të fazës së grupeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Tre Luanët” ishin më dominues në posedim por zhvilluan një paraqitje mjaftë të zbehët, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:1.
Anglia kaloi në epërsi përmes yllit Harry Kane, që shënoi nga afërsia pasi mori një pasim të Kyle Walkerit (18’).
Danimarka pastaj nisi të rrezikojë, duke pasur një rast të mirë përmes Jonas Wind, që dështoi nga afërsia.
Ishte Morten Hjulmand që realizoi një eurogol nga distanca për ta barazuar rezultatin, i cili me një goditje fantastike e la të shtangur Pickfordin (34’).
Pjesa e dytë, ishte më interesante me raste të shumta mirëpo të dy kombëtaret dolën të jenë shumë larg finalizimit.
Anglia tentoi me Phil Fodenin që goditi shtyllën si dhe Bukayo Sakan, derisa Danimarka kishte dy raste me Pierre-Emeile Hojbjerg mirëpo prapë asnjëra s’u konkretizua.
Anglia tani mbledh katër pikë në grupin C dhe ka nevojë për një pikë që të avancojë tutje, derisa Danimarka momentalisht zë pozitën e tretë me dy sosh.