Deschamps pas arritjes në finale: Emocion dhe krenari - NACIONALE

Deschamps pas arritjes në finale: Emocion dhe krenari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps është shumë krenar për arritjen në finale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Francezët arritën në finale pas fitores së madhe ndaj Marokut në gjysmëfinale, duke triumfuar me rezultat komod 2:0.

Pavarësisht që loja ishte shumë e hapur, Franca arriti ta sigurojë biletën për në finale, ku do ta mirëpret Argjentinën.

Pas ndeshjes, Deschamps foli shkurt duke thënë se ndihet krenar, derisa ndihen shumë të lumtur.

“Ka emocion, krenari, do të ketë një marshim final, kemi një muaj që jemi bashkë me lojtarët, nuk është kurrë e lehtë, ka lumturi deri tani”, theksoi ai.

Ndërkohë, Deschamps mund të bëhet përzgjedhësi i dytë në histori që fiton dy Kampionate Botërore radhazi.

Franca në finale do të përballet me Argjentinën, kombëtare kjo e cila mposhti Kroacinë ditën e martë me rezultat 3:0.

Lajme të ngjashme