Derbi i Milanos në finale të Superkupës së Italisë, Milani e mposht Juventusin në gjysmëfinale - NACIONALE

Derbi i Milanos në finale të Superkupës së Italisë, Milani e mposht Juventusin në gjysmëfinale

1 vit më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka fituar me përmbysje ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë.

Kuqezinjtë shënuan fitore 2:1, dhe tani janë në finale, aty ku do të përballen me rivalin e qytetit, Interin, në derbin që njihet si 'Derby della Madonnina'.

Juventusi e nisi më mirë pjesën e parë të takimit, ndaj edhe dolën në epërsi të parët.

Pas një asistimi fantastik nga Mbangula, Kenan Yildiz me një goditje të fuqishme e mposhti Mike Maignan, për të shënuar për 1:0 në minutën e 21-të.

Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, ndërsa në 45 minutat në vazhdim, AC Milan e përmbysi rezultatin.

Goli i barazimit erdhi nga penalltia. Pulisic u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 71-të, për të shënuar për 1:1.

Vetëm pesë minuta më vonë, Gatti, shënoi autogol, me Milanin që doli në epërsi për herë të parë në këtë takim.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, me Milanin që fitoi 2:1, për të siguruar një vend në finale të Superkupës së Italisë.

Kujtojmë që Interi fitoi dje ndaj Atalantës në gjysmëfinalen tjetër dhe tani finalja e madhe do të zhvillohet mes zikaltërve dhe kuqezinjve.

Finalja e Superkupës së Italisë do të zhvillohet të hënën në Arabinë Saudite.

Lajme të ngjashme