Derbi i Madridit përfundon pa fitues, Atletico ndal Realin
Real Madrid dhe Atletico Madrid u ndanë në një barazim 1:1 në derbin e zjarrtë të së shtunës, ku të dyja skuadrat luftuan fort për tre pikët.
Atletico kaloi në avantazh në minutën e 34-t, pas një penalltie të fituar nga Samuel Lino dhe të realizuar nga Julian Alvarez, pasi VAR sinjalizoi një faull të shkaktuar Aurelien Tchouameni.
🚨🇪🇸 GOAL | Real Madrid 0-1 Atlético Madrid | Julian Alvarez
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 8, 2025
JULIAN ALVAREZ OPENS THE SCORING FOR ATLETICO MADRID !!!!!!!pic.twitter.com/uE10YSLrym
Reali i Madridit reagoi fuqishëm në pjesën e dytë dhe vetëm pesë minuta pas rifillimit, Kylian Mbappe vendosi baraspeshën, duke shfrytëzuar një top të devijuar nga tentimi i parë nga Jude Bellingham.
🚨🇪🇸 GOAL | Real Madrid 1-1 Atlético Madrid | Mbappe
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) February 8, 2025
MBAPPE EQUALIZES FOR REAL MADRID !!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/Qa7SrrGurZ
Los Blancos tentuan deri në fund të siguronin fitoren, me Oblak që ndali përpjekjet e Bellingham, Vinicius dhe Rodrygo, duke i dhuruar Atleticos një pikë të vlefshme në një ndeshje të luftuar deri në sekondën e fundit.
Real Madridi vazhdon të kryesojë në LaLiga edhe pas këtij barazimi me 50 pikë pas 23 ndeshjeve, me një pikë më shumë se Atletico Madrid.
Ndërkohë Barcelona mund të afrohet në dy pikë nëse fiton ndeshjen e kësaj xhiroje.