Derbi i Gjilanit: Drita me mundësi të barazohet me liderin - NACIONALE

Derbi i Gjilanit: Drita me mundësi të barazohet me liderin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Derbi i Gjilanit pritet të jetë tejet interesant.

Drita e Gjilani me ambicie krejtësisht të kundërta do të ballafaqohen me fillim nga ora 13:00.

Skuadra e Zekirja Ramadanit me një fitore të mundshme do të barazoheshin me pikë me liderin e Superligës, Ballkanin.

Në anën tjetër, pikët janë të rëndësishme edhe për Gjilanin që aktualisht është në zonën e play-out të Superligës.

Fushë Kosova e pret Prishtinën në një tjetër ndeshje interesante, kurse Dukagjini përballet me Feronikelin.

Lajme të ngjashme