Del Piero: Conte po bënë punë të mirë, Ancelotti dhe Guardiola favoritë në Ligën e Kampionëve
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ka folur rreth dy trajnerëve italian, Antonio Conten dhe Carlo Ancelottin si dhe ka treguar se kush sipas tij është favoritë për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.
Conte dhe Del Piero kanë luajtur së bashku në Ligën e Kampionëve për disa vite, para se ish-mesfushori të kalonte në zejen e trajnerit, duke udhëhequr zonjën e vjetër deri te titulli kampion i parë pas skandalit Calciopoli.
Del Piero ngriti trofeun në ndeshjen e fundit në Allianz Stadium në vitin 2012, dhe la skuadrën si lojtar i lirë pasi i mbaroi kontrata në qershorin e atij viti.

Conte do ta bëjë debutimin në Ligën e Kampionëve me Tottenham Hotspurin nesër në mbrëmje kundër Marseilles.
Del Piero ka thënë se ka skuadra më superiore se Tottenhami, por se Conte ka punuar shumë me skuadrën e tij.
“Ka skuadra tjera më superiore se Tottenham, por Antonio po bën një punë të shkëlqyer me një skuadër tejet cilësore. Këtë ekip ai e ka përgatitur për tërë sezonin.”
Fituesi i Kupës së Botës me Italinë në 2006-tën sheh Man Cityn e Pep Guardiolës dhe Real Madridin e Carlo Ancelottit ndër favoritët për të ngritur kupën me veshë të mëdhenj dhe sheh një ngjashmëri mes dy trajnerëve.

“Guardiola bën gjëra të reja vit pas viti, edhe gjatë sezonit. Ndërsa ju përpiqeni ta imitoni, ai tashmë është një hap përpara”, tha ai.
Cili është sekreti i Ancelottit?
“Në një farë mase, është njësoj si Guardiola. Ai është gjithmonë përpara të tjerëve dhe i bën lojtarët e tij të ndihen të qetë. Ai të trajton si të rritur, por në të njëjtën kohë, ai është si një baba për lojtarët.

“Duhet ta respektoni dhe të kuptoni se ai është gjithmonë pranë jush. Ai është një person i mirë, që nuk është e lehtë ta gjesh në këtë botë.”
Ancelotti kishte trajnuar Del Piero në Juventus midis viteve 1999 dhe 2001 dhe sezonin e kaluar ai u bë trajneri i parë që fitoi katër herë Ligën e Kampionëve.
