Del Bosque: Bëra gjithçka për ta bindur Messin të lunate për Spanjën, por ai e deshi vetëm Argjentinën
Ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës, Vicente del Bosque, ka rrëfyer një prapaskenë në lidhje me Lionel Messin, duke thënë se ka bërë të pamundurën që të afronte te kombëtarja spanjolle, por ai dëshironte vetëm Argjentinën.
Në Spanjë shumë njerëz vazhdojnë të ngrejnë pyetje se përse nuk e kanë afruar në gjirin e kombëtares së tyre Lionel Messin, pasi i njëjti që i ri kishte migruar në Barcelonë për ta vazhduar karrierën e tij si futbollist.
Një prapaskenë në lidhje me të për “Radio Marca” e rrëfeu vetë Del Bosque, si ish-përzgjedhësi i Spanjës në epokën e saj më të artë.
“Bëra gjithçka për ta bindur Messin që të luante për Spanjën. Sidoqoftë, Lionel refuzoi për shkak të dashurisë që ka për vendin e tij”, tha ai.

Ai nuk kurseu edhe lëvdatat për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, duke i dhënë epitetin e lojtarit më të mirë që ndonjëherë ka parë.
“Futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë është Messi. Në mes të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, unë zgjedh Messin. Prej të gjithë futbollistëve që kam njohur në shumë vite sa jam pjesë e futbollit, për mua Messi për shkak të vazhdimësisë dhe cilësisë si futbollist, ka qenë i mahnitshëm”, shtoi ai.
Tutje ai tha se Messi ka edhe meritat që ka shtyrë përpara skuadrat ku ka luajtur: “Ka pasur sezone të mrekullueshme dhe gjithmonë ka çuar përpara skuadrat e tij.”
Lionel Messi për momentin po shijon ditët e fundit të pushimit pas triumfit që pati në Kupën e Botës, para se të rikthehet në Francë, më saktësisht te PSG, për t’u fokusuar te pjesa e mbetur e sezonit.

