Declan Rice shpallet lojtari i vitit në Premierligë, ylli anglez e fiton çmimin për herë të dytë në karrierë
Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, është shpallur 'Lojtari i Vitit në Premierligë nga skuadrat londineze' në mbrëmjen e organizua në London Football Awards, dhe kjo është hera e dytë që ai e fiton një çmim të tillë.
Reprezentuesi anglez mori të njëjtin çmim në vitin 2022, kur ishte pjesë e West Ham. Ai përfundoi një transferim në Emirates Stadium verën e kaluar dhe shpejt është bërë një pikë kyçe për Topçinjtë.
Paraqitjet e Rice janë njohur më shumë se të kolegut të klubit 25-vjeçar William Saliba, ish-shokut të skuadrës, Jarrod Bowen dhe rivalët e Tottenham, Guglielmo Vicario dhe Pedro Porro, për të përfunduar në vendin e parë.
Premier League Player of the Year at the 2024 Football London Awards 🏆
— Arsenal (@Arsenal) February 29, 2024
Our Declan ❤️ pic.twitter.com/cr0RmJHqqP
Rice ka thënë për kohën e tij në Arsenal: “Që nga momenti që kam kaluar nëpër dyer, më ka pëlqyer çdo minutë e tij. Natyrisht që kam qenë në West Ham për 10 vjet - është një ndryshim kaq i madh në mjedis, jetë, menaxher të ndryshëm, lojtarë të ndryshëm dhe gjëja ime ishte të shkoja atje dhe të isha vetvetja. Me kalimin e kohës, me kalimin e ndeshjeve, unë thjesht jam përpjekur të jem i sigurt dhe të bëj më të mirën që mundem për ekipin dhe deri më tani ne po bëjmë shumë mirë. Trembëdhjetë (ndeshje) për të përfunduar, por shpresojmë se ne mund të kemi një fund të mirë të sezonit.”
Në anën, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta u 'rrah' në çmimin e menaxherit të vitit nga trajneri i Spurs, Ange Postecoglou, ndërsa Vicario mori çmimin Portieri i Vitit dhe anësori i Crystal Palace, Michael Olise, fitoi golin e vitit për realizimin e tij fantastik kundër Lutonit.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) February 29, 2024