Declan Rice hero, Arsenal merr një fitore në "frymën e fundit" ndaj Lutonit - NACIONALE

Declan Rice hero, Arsenal merr një fitore në "frymën e fundit" ndaj Lutonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal më shumë mund ia ka dalë t'i fitojë pikët e plota në udhëtim te Lutoni.

“Topçinjtë” dominuan nga minuta e parë, me Declan Rice që realizoi në minutën e fundit për epilogun përfundimtar 3:4, në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.

Arsenal e nisi më së miri duke kaluar në epërsi përmes Gabriel Martinellit që u asistua nga Bukayo Saka (20’).

Sidoqoftë, Luton u kundërpërgjigj menjëherë me anë të Oshos që realizoi pas harkimit të Doughtyt (25’).

Arsenal vazhdoi të dominonte me Gabriel Jesus që riktheu epërsinë pas asistimit të mrekullueshëm të Ben White (45’).

Kur askush s’e priste Luton bëri befasinë, duke barazuar rezultatin me anë të Adebayos që realizoi pas një dalje të panevojshme të Rayas (49’).

Raya duket se ishte në natën më të keqe pasi gaboi sërish, këtë herë duke bërë një intervenim shumë të dobët te gjuajtja e Ross Barkley (57’).

Arsenal u rikthye sërish në lojë, përmes Kai Havertz që po rigjen formën dhe shënoi gol të bukur pas asistimit të Jesusit (60’).

Megjithatë, heroi i vonshëm ishte Declan Rice që vulosi fitoren e mysafirëve në kohën shtesë (90+7').

Tani Arsenal mbetet lider me 36 pikë, kurse Luton zë vendin e 17-të me nëntë sosh.

Lajme të ngjashme