Debutuesi 15 vjeçar i Barcelonës krahasohet me Lionel Messin
Lamine Yamal është 15 vjeçari që debutoi për Barcelonën në ndeshjen ndaj Real Betis, i cili është krahasuar me Lionel Messin dhe dëshiron më shumë rekorde se sa të njihet vetëm si debutuesi më i ri në Barcelonë.
Adoleshenti me vlerësim të lartë ishte në bankën rezervë për katalunasit në përballjen në kuadër të La Ligës me Atletico Madrid dhe Rayo Vallecani përpara se të debutonte për ekipin e parë në fitoren 4:0 ndaj Real Betis. Yamal është bërë debutuesi më i ri në historinë e Barcelonës - duke e marrë rekordin nga bashkëlojtari Ansu Fati - dhe ylli në ardhje është i etur që të ndjekë rrugën e kolegut të tij që gjithashtu është nga akademia La Masia, duke lënë një përshtypje të mirë në Camp Nou.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Yamal ka folur për faqen zyrtare të Barcelonës rreth eksperiencës së tij në debutim dhe çfarë shpreson të arrijë në të ardhmen: “Ndjeva shumë emocione. Kur hyra në fushë mbeta i impresionuar duke parë Camp Noun. Por pak nga pak u ambientova dhe u përpoqa të jem sa më rehat. Gjithashtu edhe bashkëlojtarët më kanë ndihmuar shumë dhe i falënderoj. Jam shumë i lumtur që kam rekordin si debutuesi më i ri por dua më shumë se aq. Xavi më tha që të kem vetëbesim në pasimet e para dhe nëse mundem të bëjë atë që bëj gjithmonë. Kështu u përpoqa. Këtë ma thanë edhe shokët e skuadrës dhe kur përfundoi ndeshja më uruan për paraqitjen.”

Yamal është një tjetër sulmues që ka përparuar nga akademia e Barcelonës. Kur ai u pyet rreth pozicionit të tij të preferuar ai tha: “Ndihem më rehat duke luajtur në krahun e djathtë. Gjatë tre muajve të fundit jam më kreativ dhe më i aftë.”
Barça synon që t’i përdorë mirë këto cilësi, por fillimisht duhet të lirojnë fonde që Yamal të lidhet me një kontratë profesionale, me një kërcënim për vështirësitë financiare që momentalisht ka Barcelona mund të jetë një derë e hapur për ekipet evropiane që t’ia marrë një ndër lojtarët më të talentuar./Orselina Lazraj

