Debutim ëndrrash për Arijanet Muric në Premierligë, njeriu kyç në fitoren e Burnleyt ndaj Brentford - NACIONALE

Debutim ëndrrash për Arijanet Muric në Premierligë, njeriu kyç në fitoren e Burnleyt ndaj Brentford

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka bërë debutimin e tij në Premierligë me skuadrën e Burnleyt dhe këtë e bëri në mënyrën më të mirë, duke qenë lojtari kyç pse skuadra e tij mori tre pikë kundër Brentfordit.

Muric që ishte njëri nga kryesorët që ndihmuan skuadrën e Vincient Kompanys të promovohet në elitën angleze, nuk u preferua deri më tani në asnjë ndeshje, me anglezin James Trafford, që ishte portier i parë.

Çuditërisht Kompany vendosi që në ndeshjen e sotme të bëjë ndryshim në portë, ku futi në lojë 25-vjeçarin kosovar, i cili nuk zhgënjeu, madje bëri pritje vendimtare në disa raste, ku ishte edhe lojtari më i vlerësuar në takim.

Burnley kaloi në epërsi në minutën 10-të kur Larsen shënoi nga penalltia.

Një top i kthyer gabimisht kur Aro Muric nuk ishte në portë, bëri që kosovari të vraponte shpejt ta largonte topin mrekullisht nga porta.

Në minutat shtesë Muric doli në skenë përsëri me pritje fantastike, kur Yoane Wissa tentoi me një gjuajtje, por kosovari në formë mbajti portën e paprekur.

Burnley dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë, me anë të Datro Fofanës.

Debutimi i Muricit mund të shkonte akoma më mirë nëse skuadra e tij nuk do të pësonte një gol në minutën e 83-të, të shënuar me kokë nga Ajer.

Edhe pse nuk arriti ta mbyllte ndeshjen me portë të paprekur, performanca e Arijanet Muric në debutim u vlerësua lartë dhe doli të ishte një ndryshim i mirë për Kompanyn në skuadër.

Në total 25-vjeçari bëri katër pritje që erdhen në drejtim të tij, grushtoi topin dy herë, bëri një dalje të suksesshme në një tentim dhe ishte i saktë 68% në pasime, ku bëri 12 topa të gjatë në drejtim të bashkëlojtarëve të tij.

Muric do të jetë me Kombëtaren e Kosovës në miqësoret e marsit, ku Dardanët takohen me Armeninë fillimisht e pastaj me Hungarinë dhe mendohet se pas kësaj paraqitje fantastike, ai do të marrë sërish një mundësi për skuadrën në elitën angleze.

Lajme të ngjashme