De Zerbi kritikon “Messin e ri”: Çfarë po bën s’është e mjaftueshme - NACIONALE

De Zerbi kritikon “Messin e ri”: Çfarë po bën s’është e mjaftueshme

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Brightonit Roberto de Zerbi e ka kritikuar publikisht sulmuesin Ansu Fati, duke i thënë të bëjë më shumë.

Spanjolli kaloi te skuadra angleze në formë huazimi nga Barcelona, por ka vuajtur për minuta shkaku i lëndimeve të pësuara.

Fati ka zhvilluar pak minuta, e së fundmi u la në stol ndaj Liverpoolit. Sipas De Zerbit e tëra ka të bëjë me formën e “Messit të ri”, duke e kritikuar publikisht.

Ai duhet të bëjë diçka më shumë, sepse momentalisht çfarë po bën nuk është e mjaftueshme. Pritjet me të janë gjithmonë shumë të larta”.

Pjesa e parë e karrierës së tij ka qenë e vështirë dhe kuptohet, por për lojtarët e mirë gjëja më e rëndësishme është të adaptohen te pritjet që ke”.

Pavarësisht këtyre deklaratave, trajneri siguroi se stafi është duke e ndihmuar në maksimum.

Jemi duke e ndihmuar. Është djalosh sensitiv, i mirë dhe kur punon me këso lojtarë, je i lumtur kur i ndihmon”.

Fati kaloi te Brighton në formë huazimi falas, me shpresën që të zhvillonte shumë minuta por që fatkeqësisht nuk pati sukses deri më tani.

Spanjolli ka luajtur vetëm shtatë paraqitje si titullar, katër prej tyre ishin në Ligën e Evropës.

Lajme të ngjashme