De Jong humb sezonin shkaku i lëndimit ndaj Realit - NACIONALE

De Jong humb sezonin shkaku i lëndimit ndaj Realit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Barcelonës Frenkie de Jong pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit shkaku i lëndimit që pësoi në humbjen 3:2 ndaj Real Madridit.

Holandezi u zëvendësua në kohën shtesë të pjesës së parë pasi mori në goditje në këmbë nga Federico Valverde, i cili po tentonte ta godiste topin.

Barcelona e ka diagnostikuar De Jongun me një lëndim në kyçin e këmbës, por mohuan të njoftojnë se kur do të kthehet në “aksion”.

Disa mediumeve të besueshme si “ESPN” dhe “Sport” kanë raportuar se De Jong do të jetë për së paku pesë javë jashtë fushës dhe duke marrë parasysh se kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje, atëherë mund të thuhet se sezoni për 26-vjeçarin ka marrë fund.

Kësisoj, Barcelona do t’i zhvillojë gjashtë përballjet e radhës pa mesfushorin që ka qenë kyç në formacionin startues këtë sezon.

Sidoqoftë, problemi për De Jong është se tani mund edhe ta rrezikojë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ngase nëse shërimi s’shkon sipas planit atëherë ka gjasa që Koeman të mos e ftojë.

Holanda do të përballet me Poloninë në ndeshjen hapëse të Evropianit më 16 qershor, kësisoj De Jong ka rreth shtatë javë kohë për t’u shëruar.

Pas Polonisë, Holanda përballet me Francën dhe në fund e mbyll grupin kualifikues kundër Austrisë katër ditë më vonë.

Lajme të ngjashme