De Gea në negociata me klubin e madh arab - NACIONALE

De Gea në negociata me klubin e madh arab

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish portieri i Manchester Unitedit David de Gea është në negociata me klubin arab, Al-Shabab.

Spanjolli ka qenë agjent i lirë që kur u lirua në verë nga United dhe është duke kërkuar një klub të ri para se të mbyllet ky afat kalimtar dimëror.

33-vjeçari ishte i lidhur me kalimin te Newcastle Utd, mirëpo shansi më i mirë i De Geas mund të jetë Arabia Saudite, me “MailOnline” raporton se ndodhet në negociata me Al Shababin.

Klubi arab tashmë ka në skuadër ish yllin e Atleticos Yannick Carrasco, derisa kanë arritur marrëveshje edhe me mesfushorin e Sevillas Ivan Rakitic.

Al Shabab renditet në pozitën e 11-të në tabelë, katër pikë prapa rënies nga liga, andaj pritet të investojë sa më shumë me shpresën që ta sigurojë qëndrimin në elitë.

Ndërkohë, legjenda Al Shearer e ka këshilluar Newcastle Unitedin që të nënshkruajë me De Gean.

“E pranoj se qendërsulmuesi dhe portieri janë prioritet kryesore për mua”.

“De Gea? Po, do ta transferoja. Mendoj se Newcastle ka nevojë për një portier dhe De Gea është aty jashtë. E di që paga do të jetë e lartë, por nuk do të paguajnë asnjë vlerë për të”.

Lajme të ngjashme