De Gea drejt rikthimit në Spanjë
Portieri David de Gea mund të jetë në rrugën e duhur për t’u kthyer në Spanjë, aty ku kërkohet nga Sevilla.
Spanjolli konfirmoi largimin nga Manchester United pas plot 12 viteve, meqenëse s’u dakorduan për rinovimin e kontratës.
Një kalim në Arabinë Saudite është përmendur si destinacion i mundshëm, mirëpo mediat spanjolle raportojnë se portieri do të vazhdojë të qëndrojë në Evropë.
Sipas “Fichajes”, Sevilla është duke konsideruar t’i bëjë ofertë De Geas, por një marrëveshje mund të realizohet vetëm nëse Yassine Bounou largohet nga klubi.
Bounou shkëlqeu me paraqitje edicionin e kaluar, prandaj ka qenë i lidhur me kalimin te Paris Saint-Germain ose Bayern Munich.
De Gea vendosi t’i ndalë negociatat me Man Unitedin për rinovimin e kontratës pasi klubi e bëri prioritet transferimin e Andre Onanas nga Interi.
“Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje në parim me klubin italian për kamerunasin, ku do të paguajnë 50 milionë funte plus bonuset.
Ndërkohë, De Gea kërkohet me ngulm edhe në Arabinë Saudite, me Al Nassr që po e dëshiron ta ribashkojë me Cristiano Ronaldon por që kanë hasur vështirësi kohët e fundit meqenëse iu bllokua merkato nga UEFA shkaku që thyen rregullat.
Al Nassr që ka transferuar edhe Marcelo Brozovicin, ka nisur negociatat edhe me ish yllin e Premierligës, Sadio Mane.

