De Biasi: I njoh të gjithë lojtarët e Kosovës, dua ta drejtoj kombëtaren - NACIONALE

De Biasi: I njoh të gjithë lojtarët e Kosovës, dua ta drejtoj kombëtaren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Gianni de Biasi thotë se i njeh të gjithë lojtarët e kombëtares së Kosovës dhe do të ishte i hapur për ta drejtuar ekipin kombëtar.

Tekniku italian ka shprehur interesim për ta drejtuar Kosovën, ani pse krerët e FFK-së nuk e shohin si opsion për momentin.

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, De Biasi ka zbuluar se nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar, por do të ishte i lumtur ta drejtonte Kosovën.

Nuk ka asnjë kontakt zyrtare. E kam takuar presidenti Ademi në Shqipëri, por nuk kemi biseduar për këtë çështje. Nëse do ta drejtojë Kosovën do të isha i kënaqur”.

Është një skuadër shumë e mirë dhe që ka potencial. Do të doja të shumë të përshkruaj të njëjtën rrugë që e kam bërë më Shqipërinë. Natyrisht se në futboll nuk është gjithçka e arritur, por premisat ekzistojnë për diçka të mirë”.

I pyetur për dështimin e Kosovës në kuadër të këtyre kualifikuesve, De Biasi shtoi se mund të bëhej më mirë

E pati pak vështirë në fillim, e dyta ishin ekipe të forta në grup, por mund të bëhej më shumë. Me grupin e lojtarëve që ka Kosova, sigurisht se mund të arrihej më shumë”.

“I njoh të gjithë lojtarët, edhe ata që nuk i njoh kam hyrë t’i shikojë. Kosova ka lojtarë të mirë dhe më një start të mirë dhe se vetëm duhet një shtyrje për ta çuara përpara. Duhet të shtyjmë skuadrën, duhet të shtyjmë federatën, zgjidhja është e tyre, sidoqoftë unë jam gati për të marrë drejtimin e Kosovës, por cilido trajner që të vjen është mirë të bëhet zgjidhja më e mirë. Nuk është problem paraja”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, u raportua për një marrëveshje mes FFK-së dhe ish trajnerit të Zurichut Andre Breitenreiter, por agjenti i këtij të fundit e mohoi në një prononcim ekskluziv për Gazetën Nacionale.

Sa i përket Kosovës, mund t’iu informoj se nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare nga Federata (e Futbollit të Kosovës). Nuk ka pasur asnjë shkëmbim zyrtar”.

“A ka ndodhur ndonjë takim? Jo, nuk ka pasur as edhe një takim”.

Lajme të ngjashme