Davies thyen heshtjen, flet për të ardhmen
Mbrojtësi i Bayern Munichut Alphonso Davies thotë se agjenti i tij është në negociata për të rinovuar kontratën, por do të jetë falënderues ndaj klubit nëse largohet.
Davies thuhet se ka arritur marrëveshje në parim me Real Madridin për t’iu bashkuar në verë, me Bayernin që i ka vendosur ultimatum për të rinovuar.
Bayern Munich është duke pritur një përgjigje nga kanadezi, ndërsa nëse refuzon atëherë do ta shesin në verë për të mos e lënë të largohet falas më 2025.
Pas ndeshjes ndaj Realit, Davies la të hapur mundësinë që të largohet duke thënë se është falënderues me gjigantin gjerman.
“Tani, agjenti është duke diskutuar me Bayernin. Çfarë do të ndodhë, jam falënderues ndaj Bayernit”, deklaroi shkurtimisht ai.
Davies ndër të tjera u pa duke biseduar edhe me Ancelottin, duke i dhënë edhe më shumë “zjarrë” spekulimeve.
Real Madridi pritet së shpejti të nisë negociatat me Bayernin për Davies, mirëpo nuk do të investojnë mbi 50 milionë euro andaj nëse skuadra gjermane refuzon atëherë do të presin për ta marrë falas vitin tjetër.