David Raya i përgjigjet kritikave pas golit të pranuar nga Porto në Ligën e Kampionëve - NACIONALE

David Raya i përgjigjet kritikave pas golit të pranuar nga Porto në Ligën e Kampionëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri David Raya e ka vlerësuar golin e Portos si një “finalizim i mirë”, pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Skuadra e Mikel Artetas bëri një paraqitje të zbehët, pavarësisht që dominuan në posedim, duke pësuar një gol të vonshëm nga Galeno.

Raya është kritikuar teje mase për pozicionimin te goli i pranuar, mirëpo spanjolli ka deklaruar se mund të bënte pak për ta ndaluar këtë goditje.

Sigurisht, është vështirë të pranosh gol në minutën e fundit, por është vetëm gjysmë. Do të luajmë prapë në shtëpi, duhet të shkojmë aty dhe ta fitojmë ndeshjen”.

“Goli? Ishin disa gjëra para kësaj, duhet ta menaxhonim më mirë, ishim 0:0, duhet të ishim pak më të qetë”.

“Por, ishte finalizim i mirë. Ishte goditje e mirë jashtë portës, kjo ndodh në futboll”, tha ai për “Tnt Sports”.

Kësisoj, Arsenali duhet të bëjë një përmbysje për të avancuar në rrethin e çerekfinales të Ligës së Kampionëve pas tre javëve në “Emirates Stadium”.

Përndryshe, londinezët s’kishin asnjë gjuajtje në portë në këtë humbje të pësuar.

Lajme të ngjashme