David de Gea refuzon rinovimin e kontratës nga Man Unitedi - NACIONALE

David de Gea refuzon rinovimin e kontratës nga Man Unitedi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri David de Gea thuhet se ka refuzuar një kontratë rinovimi nga Manchester Unitedi, pavarësisht faktit që do të bëhet agjent i lirë në verë.

32-vjeçari ka qenë në "Old Trafford" që nga janari dhe ka bërë plot 529 paraqitje për klubin, duke fituar tituj si Premierligë, FA Cup, Liga e Evropës dhe dy kupa të ligës.

Mediumi britanik "The Athletic" shkruan se De Gea ka refuzuar ofertën e fundit për rinovimin e kontratës, edhe pse bisedimet pritet të mbyllen me rezultat pozitiv.

De Gea momentalisht fiton 375 mijë funte duke qenë portieri më i paguar në botë, prandaj "Djajtë e Kuq" duan t'ia ofrojnë rinovimin me zbritje page.

Nëse një marrëveshje nuk arrihet, Man Unitedi mund të shikojë për opsione si portieri i Brentfordit, David Raya. Në fakt edhe legjenda e klubit, Gary Neville ka deklaruar se Raya do të ishte opsioni më i mirë i mundshëm: "Mendoj që do të jetë i lirë, ka vetëm edhe një vit të mbetur. Mendoj se është i duhuri".

Trajneri Erik ten Hag në anën tjetër preferon që spanjolli të vazhdojë te klubi anglez, shkaku i paraqitjeve të portierit në kohën e fundit.

De Gea mban rekordin për më së shumti "porta të paprekura" në fanellën e Man Unitedit me 181 sosh, duke tejkaluar legjendën Peter Schmeichel.

Lajme të ngjashme