Dardan Shabanhaxhaj i bashkohet Rubin Kazanit
Sulmuesi Dardan Shabanhaxhaj e ka kompletuar transferimin te skuadra ruse Rubin Kazan.
Përfaqësuesi i Austrisë ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë me gjigantin rus, aty ku do të ribashkohet me Mirlind Dakun.
Përmes një komunikate zyrtare, Rubin Kazan e njoftoi afrimin e 22-vjeçarit.
“Dardan Shabanhoxhaj është lojtar i Rubinit. Skuadrës sonë i është bashkuar 22-vjeçari sulmues Dardan Shabanhaxhaj”.
“Futbollisti austriak ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë dhe do të luajë me fanellën numër 99. Mirë se vjen te Rubini, Dardan”, shkruhet në komunikatë.
Шабанхаджай – игрок «Рубина» ✅
— «Рубин» Казань (@fcrk) January 25, 2024
Состав нашей команды пополнил 22-летний нападающий Дардан Шабанхаджай ⚡️
Австрийский футболист подписал контракт с «Рубином» сроком на 4,5 года и будет выступать под номером 9️⃣9️⃣
Добро пожаловать в «Рубин», Дардан! ❤️💚 pic.twitter.com/Zyou7MmHkZ
Kësisoj, për Rubin Kazanin ky do të jetë shqiptari i dytë që është pjesë e skuadrës pas Dakut.
Daku dhe Shabanhaxhaj kanë luajtur së bashku te skuadra Mura, e cila raportohet se ka fituar rreth 1.2 milionë euro nga shitja e këtij të fundit.
Ndërkohë, Shabanhaxhaj së fundmi ka përfaqësuar Austrinë U21 pasi duket se është harruar nga FFK-ja, që ftesën ia kishte dërguar vetëm në grupmoshat U16.