Danimarka barazon pa gola me Serbinë dhe kualifikohet në fazën e eliminimit direkt - NACIONALE

Danimarka barazon pa gola me Serbinë dhe kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Danimarkës ka arritur që me barazim 0:0 ndaj Serbisë, të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt nga vendi i dytë i grupit C, me serbët që janë eliminuar nga Evropiani tashmë.

Danimarka bëri paraqitje të mirë ndaj Anglisë në xhiron e dytë, duke marrë një barazim 1:1, teksa ishte skuadër më e mirë në atë takim, teksa edhe dy barazimet e tjera ia kanë sjellur kualifikimin.

Në takimin e sotëm që u zhvillua në Allianz Arena në Munich, Danimarka ishte skuadër më e mirë në 90 minuta.

Ata krijuan më shumë raste shënimi, me serbët që patën vetëm një goditje në drejtim të portës.

Deri në përfundim, gola nuk pati nga asnjëra pal dhe me barazimin 0:0, Danimarka tani e kalon grupin C nga vendi i dytë, ndërsa Serbia e vendit të fundit eliminohet nga Evropiani.

Në 1/8 e finales, Danimarkën e pret punë e vështirë, pasi takohet me mikpritësin e Evropianit, Gjermaninë, me përballjen që zhvillohet më 29 qershor, në Signal Iduna Park.

Lajme të ngjashme