Daniel Dubois e nokauton brutalisht Anthony Joshuan dhe e mbron titullin IBF
Britaniku Daniel Dubois e ka mbrojtur titullin IBF me një nokaut brutal ndaj Anthony Joshuas.
Dubois ishte shumë më i përgatitur se Joshua duke rrëzuar në raundin e parë dhe të tretë, dominoi në raundet dy dhe katër e pastaj e dërgoi “në shtëpi” në raundin e pestë.
Për një moment Joshua dha një goditje në raundin e pestë, e kur të gjithë menduan se po rikthehet në lojë, Dubois i dha një të djathtë të fuqishme për ta gjuajtur në tokë dhe e mbyllur këtë meç.
DUBOIS KNOCKS OUT ANTHONY JOSHUA
— 🌴ᴛʜᴇᴀʀᴛᴏꜰᴡᴀʀ🌴 (@TheArtOfWar6) September 21, 2024
pic.twitter.com/YFJQCUBmVh
Kësisoj, në prani të 96 mijë tifozëve Dubois e mbron titullin e IBF-së si dhe fiton të drejtën për të luftuar me fituesin e meçit Oleksandr Usyk – Tyson Fury që zhvillohet në fundin e vitit.