Dani Alves zbulon admirimin e fshehtë për Cristiano Ronaldon - NACIONALE

Dani Alves zbulon admirimin e fshehtë për Cristiano Ronaldon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves ka zbuluar se ka respekt të fshehtë dhe admirim të madh për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

Dyshja ishin rivalë të mëdhenj kur ishin pjesë e Barcelonës, respektivisht Real Madridit dhe "luftonin" shumë njëri me tjetrin.

Alves u rikthye te "Camp Nou" për një kohë të shkurtër në "Camp Nou", por tani është pjesë e skuadrës së Meksikës, Club Universidad Nacional.

Ndërsa, e ardhmja e Ronaldos vazhdon të jetë në dyshime pasi dështoi të sigurojë një skuadër të re këtë verë, por mund të largohet në janar.

Gjatë një bisede, braziliani ka pranuar se ka respekt për Ronaldon, por "El Clasico" nuk e ka lejuar të tregojë ndjenjat e vërteta.

"E dua Cristianon. Tani që nuk jemi te Madridi dhe Barcelona, unë mund të flas, sepse gjithmonë dukej se nuk mundesha".

"Cristiano është për të gjithë ne që nuk kemi shumë kualitet, që punojmë shumë për të garuar me më të mirët. E respektoj shumë dhe kam pasur mundësinë t'i thosha atij".

"Isha koha kur rivaliteti ishte i lartë, shkova për ta përshëndetur, por ai nuk më përshëndeti. Pati një polemikë që nuk doli kurrë, por në dhomën e zhveshjes së Topit të Artë patëm një përleshje".

“Unë i përshëndeta të gjithë dhe ai nuk më përshëndeti për shkak të asaj që Barca-Madrid po gjeneronte jashtë.

“Si mund të mos respektoj një djalë që ka marrë gjithçka në bazë të punës?

“Unë identifikohem me të, sepse gjithçka që kam bërë në jetën time është bazuar në këtë”.

Pavarësisht se nuk ka qenë kurrë shok skuadre me Ronaldon, Alves bëri një pretendim befasues se ai sheh më shumë ngjashmëri me yllin portugez sesa ish-bashkëlojtari Lionel Messi.

Alves shtoi: “Nëse bëni një krahasim, si lojtar, unë jam më i afërt me Cristianon sesa me Leon për shkak të punës, jo për shkak të talentit, sepse Leo është një talent i lindur, i cili ka lindur me talentin për të luajtur futboll dhe të jetë në një botë tjetër që vetëm ai e arrin.”

Lajme të ngjashme