Dan Ashworth largohet nga Man Unitedi pas vetëm pesë muajve
Dan Ashworth ka vendosur të jep dorëheqje nga pozita e drejtorit sportiv të Manchester Unitedit pas vetëm pesë muajve.
Edhe pse iu nevojiten disa javë negociata për ta bindur Newcastle Unitedin që ta lejojnë t’i bashkohet “Djajve të Kuq”, situata ka ndryshuar shpejtë.
Pas vetëm pesë muajve në krye, Unitedi ka konfirmuar se Ashworth është larguar nga pozita e drejtorit sportiv përmes një marrëveshje të përbashkët.
“Dan Ashworth largohet nga pozita e drejtorit sportiv nga Manchester Unitedi me një marrëveshje të përbashkët”.
“Duam ta falënderojmë Dan për punën dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe në klub dhe t’i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.
Dan Ashworth will be leaving his role as Sporting Director of Manchester United by mutual agreement.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) December 8, 2024
Sipas “The Athletic” vendimi për t’ia shkëputur kontratën ishte i aksionarit Sir Jim Ratcliffe, i cili ka qenë i pakënaqur me mënyrën se si janë ambientuar transferimet e verës.
Ashworth kishte rol kyç në transferimin e yjeve si Joshua Zirkzee, Manuel Ugarte, Leny Yoro, Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui, të cilët kushtuan rreth 200 milionë funte.