Dalot komenton emërimin e Ruben Amorim: Ai është një trajner fantastik - NACIONALE

Dalot komenton emërimin e Ruben Amorim: Ai është një trajner fantastik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Diogo Dalot është lojtari i parë i Manchester Unitedit që ka folur për trajnerin e ri, Ruben Amorim, pasi ky i fundit tashmë edhe zyrarisht do ta zëvendësojë të larguarin, Erik ten Hag.

Dalot është i pari nga lojtarët e United që ka mirëpritur Amorimin në Old Trafford. Mbrojtësi portugez duket i emocionuar për të punuar me bashkatdhetarin e tij. Dalot u kritikua rëndë për humbjen e një rasti të pastër për Djajtë e Kuq në Premierligë ndaj West Ham fundjavën e kaluar, por duket se e ka lënë tashmë incidentin pas tij.

Brighton & Hove Albion FC - Manchester United FC - Premier League

Në një intervistë me Sky Sports, Dalot tha për Amorimin: "Ai është padyshim një trajner fantastik, mentalitet i ri, por ai e di se çfarë dëshiron. Shumë kërkues, kjo është ajo që mund të pres dhe mendoj se është një zgjedhje perfekte për një klub si ky. Standardet janë vërtet të larta, shpresoj se mund të jetë një përshtatje vërtet e mirë dhe uroj që të fitojmë së bashku. Premierliga me të vërtetë u përshtatet njerëzve nga Portugalia. Ka shumë vite që trajnerët dhe lojtarët portugez kanë ardhur në Angli dhe kanë qenë të suksesshëm, kështu që me të vërtetë shpresoj që të jetë një rast më shumë dhe jam shumë i emocionuar që filloj të punoj me të. Ne do të mundohemi të jemi një ekip Ne duhet të punojmë me njëri-tjetrin dhe ne do ta ndihmojmë atë në disa mënyra dhe jam i sigurt se ai do të na ndihmojë ne".

Dalot mund të përfitojë nga sistemi që Amorim vendos. Ai favorizon një formacion me tre-mbrapa, që do të thotë se Dalot mund të futet si një nga tre qendërmbrojtësit ose në krah. Ai ka luajtur si mbrojtës i majtë dhe i djathtë nën Ten Hag, si dhe mund të luajë në qendër kur është e nevojshme. Shkathtësia e tij ka shumë të ngjarë t'i përshtatet trajnerit të ri.

Ruben-Amorim

Shumica e lojtarëve të United mund të mos takohen me trajnerin e tyre deri pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar. Edhe pse Amorim zyrtarisht bashkohet më 11 nëntor, lojtarë si Dalot do të nisen për të përfaqësuar vendet e tyre dhe do të takohen me trajnerin e ri vetëm në prag të sfidës me Ipswich Town më 24 nëntor.

Lajme të ngjashme