Dalin në shitje biletat për përballjen Shqipëri - Gjeorgji, ja çmimet dhe ku mund t'i blini? - NACIONALE

Dalin në shitje biletat për përballjen Shqipëri - Gjeorgji, ja çmimet dhe ku mund t'i blini?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë do ta nisë rrugëtimiun e saj në Ligën e Kombeve në muajin shtator, aty ku do t'i zhvillojnë dy ndeshjet e para. Fillimisht përballen me Ukrainën në udhëtim më 7 shtator, ndërsa e presin në shtëpi Gjeorgjinë tre ditë më vonë dhe tashmë biletat kanë dalë në shitje.

FShF njofton se nga sot biletat për ndeshjen Shqipëri - Gjeorgji, janë në shitje dhe mund të blihen vetëm në T-Ticket, pra vetëm online.

Procedurat se si blihet bileta

1.Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

2.Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

3.Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

4.Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

Çmimet e biletave

Çmimet për këtë ndeshje shumë të rëndësishme të Kombëtares shqiptare variojnë nga 500 lekë në Kategorinë e 4-t, në 1.000 lekë në Kategorinë e 3-të, 2.500 lekë në Kategorinë e dytë dhe 4.000 lekë në Kategorinë e 1-rë. Ndërsa, në sektorin “Premium” biletat për këtë ndeshje do të shiten me 8.000 lekë, në sektorin “VIP” biletat do të kushtojnë 20.000 lekë ndërsa në sektorin “VIP Premium”, biletat kushtojnë 25.000 lekë.

Ndeshja Shqipëri – Gjeorgji do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania” në ora 20:45.

Lajme të ngjashme