Daily Express: Real Madrid konsideron shitjen e Valverdes ose Tchouamenit për t’i rritur fundet për Mbappen
Real Madrid raportohet se po përgatiten për të shitur ndonjërin nga mesfushorët Federico Valverde ose Aurelien Tchouameni këtë verë për t’i rritur fundet e nevojshme për të nënshkruar me Kylian Mbappe.
Të dy futbollistët kanë qenë tejet të rëndësishëm edicionin e kaluar në “Los Blancos”, por dëshira e madhe e Florentino Perezit për Mbappe mund t’i ndryshojë planet.
Sipas “Daily Express”, ndonjë nga mesfushorët mund të largohen nga “Santiago Bernabeu” me Real Madridin që po dëshiron t’i rrit fundet për të transferuar francezin.
Ylli i PSG-së ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në “Parkun e Princave” dhe ka njoftuar klubin se nuk do të rinovojë kontratën andaj “Parisienët” po duan ta shesin.
PSG nuk lejon ta largojë Mbappen si agjent i lirë prandaj kërkon se paku 165 milionë funte për ta liruar, aq sa iu kushtoi kur e blen nga Monaco në vitin 2017.
Me prurjen e Jude Bellingham dhe Arda Guler, Reali mendon se do të do t’ia dilte më së miri në mesfushë edhe nëse shet Valverden ose Tchouamenin, të cilët kushtojnë ndërmjet 68-80 milionë funte.
Dy klubet angleze Liverpool dhe Arsenal kanë interesim për dyshen madrilene, me trajnerin Jurgen Klopp që e donte francezin edhe edicionin e kaluar por vendosi të avancojë në Spanjë.
Sidoqoftë, fokusi kryesor mbetet te Mbappe i cili ka edhe disa ditë kohë për të vendosur mbi të ardhmen, pasi i është dhënë një ultimatum për të rinovuar kontratën.

