Çudit Rooney: Liverpooli e fiton Premierligën - NACIONALE

Çudit Rooney: Liverpooli e fiton Premierligën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit Wayne Rooney e ka mbështetur Liverpoolin për ta fituar Premierligën pavarësisht barazimit zhgënjyes 2:2 në “Old Trafford”.

Skuadra e Jurgen Kloppit e dominoi rivalin e urryer shumicën e kohës, por që në fund u larguan me vetëm një pikë të fituar.

Megjithatë, Rooney pavarësisht që e “urren” Liverpoolin, i ka mbështetur ata si favoriti për ta fituar kampionatin anglez.

“Ka ende shumë kohë deri në fund. E di që janë vetëm shtatë ndeshje, por do të ndodhë mes tani dhe fundit të sezonit. Mendoj se Liverpool do ta merr”.

Ndërkohë, trajneri Jurgen Klopp gjithashtu të dielën deklaroi se meritonin fitoren.

“Duhet ta fitonim ndeshjen, kjo është e qartë. Duhet të kishim më shumë gola në pjesën e parë. Nuk kishte gjuajtje (nga Man Unitedi) në pjesën e parë, dhe vetëm 1:0 është më e ulëta që mund të pritet”.

“Për aq sa jam në dijeni, kemi një pikë më shumë se sa kishim më parë. Do të përballemi tani ndaj Evertonit”.

“Nuk jam i zemëruar me lojtarët, por në lojë, thjesht nuk lejoj gjërat të ndodhin. Jemi kthyer shumë thellë. Jemi në garë dhe jam absolutisht në rregull me të”.

Liverpool tani ka pikë të barabarta me Arsenalin, si dhe një më shumë se Man City që zë pozitën e tretë.

Lajme të ngjashme