Csoboth hero, Hungari në fund mposht Skocinë
Hungaria ka shënuar një fitore shumë të vonshme ndaj Skocisë, në përballjen e tretë për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Edhe pse pritej që skocezët të sulmonin, ishte Hungaria që dominoi shumicën e kohës, me epilogun përfundimtar, i cili doli të jetë 1:0.
Hungaria e nisi më mirë duke dominuar në të gjitha aspektet dhe krijuar aksione të shpejta, që s’arritën t’i finalizonin.
Willi Orban kishte një rast të mirë me kokë pas një harkimi mirëpo që goditi mbi portë.
Në fund ndodhi një incident i tmerrshëm, ku Vargas pësoi një lëndim të rëndë duke mbetur pa ndjenja për disa minuta, por që pastaj stafi mjekësor reagoi dhe e larguan nga fusha.
Në kohën shtesë, Hungaria ishte edhe më e mirë duke pasur tre raste të arta por as Aschafer e as Szoboszlai nuk shënuan.
Heroi i Hungarisë doli të jetë Kevin Csoboth që realizoi një gol nga afërsia pas një kundërzbritje të shpejtë pas një asistimi të Sallait (90+10’).
Tani, Hungaria ka gjasa të kualifikohet si pozitë e tretë mirëpo varet edhe nga ndeshjet e tjera.