Cristiano Ronaldo pagoi gjysmë Porsche për numrin e telefonit të yllit televiziv - NACIONALE

Cristiano Ronaldo pagoi gjysmë Porsche për numrin e telefonit të yllit televiziv

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo kishte pranuar t’ia shiste makinën e tij Porsche Carrera për gjysmë më lirë sa kushtonte vetëm shkaku që mesazhuesi i tij ia dërgoi numrin e një ylli televiziv.

Ish mesazhuesi i portugezit, Rod Thornley, që ishte pjesë e Man Unitedit mes viteve 2003 – 2009, ka se si e ndihmonte pesë herë fituesin e Topit të Artë të merrte numrat e yjeve televizive.

Ronaldo më la t’i bëja një mesazh një herë dhe shfaqja “X Factor” ishte në televizion”, ku sipas Thornley, Ronaldo kërkonte informata mbi Dannii Minogue, motra e vogël e këngëtares së famshme australiane, Kylie Minogue.

A mund të ma dërgosh numrin e saj”, ishte pyetja e Ronaldos ndaj Thornley, që ishte përgjigjur: “Jam një njeri me kontakte dhe brenda katër ose pesë ditëve e kisha numrin dhe ia dërgova. Ata dolën disa herë, por asgjë pastaj nuk ndodhi”.

Pak më vonë, Ronaldo kishte pyetur për këngëtaren dhe valltaren Kimberly Wyatt.

E pyeta se çfarë do të fitoja?”. Përgjigja e tij ishte se mund ta blinte Porsche Carrera për gjysmë çmimi pasi u largua për në Real Madrid.

Në fundin e sezonit e pyeta nëse një marrëveshje do të qëndronte”, duke treguar se e bleu makinën për 30 mijë funte, pavarësisht që ajo kushtonte 60 mijë funte. “Ditën tjetër e shita atë për 50 mijë funte. Çfarë ndodhi pastaj ndërmjet Ronaldos dhe Wyatt nuk dihet”.

Lajme të ngjashme