Cristiano Ronaldo ndër arsyet kryesore pse Chelsea e shkarkoi trajnerin Thomas Tuchel
Prishja e marrëdhënieve mes Thomas Tuchel dhe Todd Boehly nisën kur ata u fjalosën për blerjen e mundshme të Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi.
Tuchel u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat të mërkurën në mëngjes, një natë pasi skuadra e tij pësoi disfatë tronditëse nga Dinamo Zagreb në Ligën e Kampionëve.
Trajnerit gjerman hapësirë të bëjë pothuajse çfarë të dojë në Stamford Bridge këtë verë, pasi gjermani kishte pushtet të paparë mbi blerjet dhe largimet e lojtarëve.
Tuchel i shpenzoi gati 300 milionë euro për t’i sjellë në klub yjet si Raheem Sterling, Wesley Fofana, Kalidou Koulibaly dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Por ai doli zëshëm kundër sugjerimit të klubit se duhet ta blejë edhe Cristiano Ronaldon.
Pronari i ri Todd Boehly dëshironte ta bënte një blerje të madhe pasi e mori klubin në dorë dhe u takua me menaxherin e Ronaldos, Jorge Mendes, për të biseduar për portugezin.

Ronaldo, nga ana e tij, ishte i gatshëm t’i bashkohej Chelseat dhe Boehly ndiente se ai do të mundë të zëvendësonte Romelu Lukakun, i cili u kthye në Inter në një marrëveshje huazimi.
Por Tuchel e bllokoi kalimin e Ronaldos në Chelsea sepse mendonte se portugezi nuk i përshtatej aspak mënyrës së lojës së tij.
Refuzimi i Tuchelit për ta dëgjuar Boehly çoi në prishjen e marrëdhënieve mes dyshes dhe shkarkimin e gjermanit si pasojë, sipas mediave britanike.
Tuchel, i cili u emërua në janar të vitit 2021, e udhëhoqi Chelsean në 100 ndeshje, duke ia fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube gjatë qëndrimit njëvjeçar e gjysmë në Stamford Bridge.
Raportohet se Chelsea e ka tashmë një listë të ngushtë me zëvendësuesit e mundshëm të trajnerit gjerman.
Në mesin e atyre që mund ta zëvendësojnë Tuchelin thuhet të jenë Mauricio Pochettino, Graham Potter dhe Zinedine Zidane.

