Cristiano Ronaldo i vetofrohet PSG-së, klubi francez e refuzon
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo raportohet se ka ofruar vetën te Paris Saint German, në përpjekje që largohet nga "Old Trafford".
Portugezi ka bërë kërkesë për largimin nga "Djajtë e Kuq" pasi dështuan të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Që kur nisën lajmet për largimin e mundshëm, një numër i madh i klubeve raportohet se kanë shprehur interesim për pesë herë fituesin e Topit të Artë, përfshirë Chelsea dhe Bayern Munich.
Agjenti i tij, Jorge Mendes ka qenë duke punuar shumë që ta realizojë marrëveshjen, në fakt aq larg sa që ka pasur takime edhe presidentin e "Bluve", Todd Boehly.
Tani, në mediat franceze raportohet se PSG është ndër klubet që ka mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin. Sipas “Le Parisien”, Mendes ka pasur bisedime me presidentin Nasser Al-Khelaifi dhe drejtorin sportiv Luis Campos për një marrëveshje të mundur.
Sidoqoftë, kampioni i Ligue 1 ka vendosur të mos e blejë 37-vjeçarin shkaku që momentalisht nuk ka vend në "Parkun e Princave". PSG kanë shumë sulmues në skuadër, derisa kanë shpenzuar edhe 70 milionë euro për shërbimet e Vitinha dhe Nuno Mendes këtë verë.
Në të njëjtën kohë, klubi francez shpenzoi miliona euro në rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe, me lojtarin që refuzoi Real Madridin në momentet e fundit.
Lionel Messi në të kaluarën nuk e kishte mohuar mundësinë që të luajë pranë Ronaldos
Në rast që PSG ndryshon mendje, kujtojmë se sulmuesi Lionel Messi në të kaluarën ka pranuar se do të donte të luante pranë portugezit.
Në vitin 2015, kur ishte pyetur rreth mundësisë që të luajë pranë rivalit, përgjigja e argjentinasit ishte kjo: "Po, sigurisht. Gjithmonë dua të luaj me më të mirët dhe ai (Ronaldo) është një ndër ta).
"Mendoj që është vështirë për ne të luajmë në klub të njëjtë, por do të më pëlqente. Isha më fat që luajta pranë shumë lojtarëve të mirë dhe sigurisht do të doja edhe pranë tij".
Ronaldo u rikthye në "Old Trafford" në verën e kaluar duke nënshkruar kontratë dyvjeçare, ndërsa edicionin që lamë pas e mbylli si golashënuesi më i mirë në skuadër me 24 gola, por që Unitedi përfundoi në pozitën e gjashtë në tabelë.