Cristiano Ronaldo i pandalshëm, shënon në fitoren ndaj Al Feiha
Ylli i Al Nassr Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e dytë dhe njëkohësisht të fitores ndaj Al Feiha, në kuadër të ndeshjes së parë për Ligën e Kampionëve në Azi.
Portugezi realizoi pasi portieri mysafir nuk arriti ta largojë topin, ku e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur.
Pas një asistimi të gjatë, Ronaldo ishte përballë me portierin duke i bërë presion dhe si pasojë, ai ia fali topin – ku nga aty pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte i pagabueshëm.
CRISTIANO RONALDO SCORES HIS 876TH CAREER GOAL 🤯
— fan (@NoodleHairCR7) February 21, 2024
THE GREATEST PLAYER EVER 🐐pic.twitter.com/Y218xNoG3I
Me fitoren 3:0 në rezultat të përgjithshëm, Al Nassr është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në Azi.