Cristiano Ronaldo e paralajmëron Real Madridin për Kylian Mbappe - NACIONALE

Cristiano Ronaldo e paralajmëron Real Madridin për Kylian Mbappe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo ka parashikuar gjëra të mëdha për Kylian Mbappen te Real Madridi, por paralajmëroi ish klubin se duhet ta mësojnë francezin se si të luajë si sulmues.

Mbappe u kritikua më të madhe në muajt e fundit në Madrid, sidoqoftë është ‘zgjuar nga gjumi’ këto ndeshjet e fundit, ku shënoi pesë gola në tre paraqitjet e fundit në La Liga.

Në një intervistë për “El Chiringuito”, Ronaldo deklaroi se Mbappe duhet të mësohet se si të luajë si numër nëntë.

“Pozita e sulmuesit e bën më të vështirë për Mbappen, sepse nuk di të luajë në atë pozitë, jo që nuk di por nuk është pozita e tij”.

“Nëse do të isha te Real Madridi, do ta mësoja si të luajë si numër nëntë. As unë nuk isha sulmues. U mësova duke luajtur aty. Kam luajtur në krahë dhe njerëzit harrojnë”.

Ronaldo ndërkohë shtoi se e pëlqen Mbappen tepër dhe që ai do t’i sjellë gëzim Realit.

“E dua shumë, jo vetëm për historinë e tij që e donte Cristiano Ronaldon si fëmijë, por e shoh si yll dhe do t’i sjell shumë Real Madridit”.

Lajme të ngjashme