"Cristiano Ronaldo do të ishte dështak më shumë se Romelu Lukaku te Chelsea" - NACIONALE

"Cristiano Ronaldo do të ishte dështak më shumë se Romelu Lukaku te Chelsea"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo do të ishte një dështak më i madh te Chelsea se sulmuesi Romelu Lukaku, kështu thotë ish anësori i "Bluve", Pat Nevin.

Lukaku iu bashkua Interit për dy vite huazim pasi rikthimi te Chelsea në gushtin e kaluar ishte e tmerrshme, me belgun që shënoi vetëm tetë gola në Premierligë për edicionin 2021/22.

29-vjeçari nuk u përshtat nën urdhrat e Thomas Tuchel, derisa në dhjetorin e kaluar dha intervistë duke treguar se nuk është i lumtur në "Stamford Bridge" dhe ëndërronte rikthimin te Inter.

Ndërsa, Chelsea ka qenë i lidhur me nënshkrimin me Ronaldon, i cili është i dëshpëruar për largimin nga Man United këtë verë pasi nuk kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo është i hapur për largimin nga United në formë huazimi dhe kalimi te Chelsea ndoshta do të ishte perfekt për 37-vjecarin.

Sidoqoftë, Nevin ka këshilluar ish klubin që të mos nënshkruajnë me Ronaldon, i cili do ta bënte "Stamford Brige" të ndihet si "cirk".

"Mendoj se Ronaldo do ishte më dështak se Lukaku për Chelsean. Kur Lukaku nënshkroi sezonin e kaluar, njerëzit menduan se ishte mungesa e vetme, por unë mendova se Tuchel do ta ndryshonte lojën me nënshkrimin te Thomas. Nuk kishte kuptim për mua".

"Kur Ronaldo shënoi shumë gola, je duke luajtur me 10 njerëz të cilët nuk mund ta bësh në Premierligë dhe të jesh garues. Disa tifozë të Chelseas ndoshta e duan, por kanë disa çështje në vitet e fundit që e bënë Chelsean të duket si cirk".

"Nëse duan ta provojnë ta kapin Man Cityn, ata nuk mund të jenë cirk. Nëse do t'iu bashkohet, duhet t'i thuhet se nuk do të luajë në çdo ndeshje dhe vetëm 45 minuta, por duhet të punojë për skuadrën".

"Nëse e bën, atëherë do të ishte nënshkrim brilant për Chelsean".

E ardhmja e Ronaldos deri më tani mbetet e paqartë me Man United që vazhdon të jetë i qëndrimit se nuk është për shitje, derisa klube të shumta si Bayern Munich, Real Madrid, PSG dhe Atletico Madrid e kanë refuzuar.

Lajme të ngjashme