Courtois pritet t'i mungojë 3 deri në 4 javë Real Madridit - NACIONALE

Courtois pritet t'i mungojë 3 deri në 4 javë Real Madridit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Thibaut Courtois nuk do të paraqitet për Real Madridin në El Clasico kundër Barcelonës për shkak të një lëndimi në ijet e këmbës së majtë, lëndim ky që do ta mbajë atë për tre deri në katër javë jashtë fushave.

Portieri i Real Madridit fillimisht pësoi dëmtim gjatë barazimit 1-1 me Atlético Madrid më 29 shtator.

Pas dy javësh në fushë, Courtois ishte i rëndësishëm në fitoret ndaj Celta Vigo dhe Borussia Dortmund, por 32-vjeçari pësoi një përsëritje të dëmtimit kundër skuadrës së Bundesligës.

"Pas testeve të kryera te lojtari ynë Thibaut Courtois nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të ijeve në këmbën e majtë. Jemi në pritje të evolucionit," tha klubi në një deklaratë të mërkurën.

Burimet kanë thënë për ESPN se Courtois do të mungojë në El Clasico kundër Barçës, si dhe ndeshjet kundër Valencias dhe AC Milan. Duket shumë e pamundur që ai të jetë në gjendje t'i rikthehet fitnesit në kohë për të luajtur në ndeshjen kundër Osasuna, edhe pse kjo do të varet nga shpejtësia e rikuperimit të tij.

Burimet e klubit thanë për ESPN se ata e kuptojnë mirë këtë lloj dëmtimi pasi u përballën me të dy herë sezonin e kaluar.

Në ndeshjen kundër Dortmundit u dëmtua edhe Rodrygo. Braziliani u zëvendësua në pjesën e dytë për shkak të një problemi me hamtring.

Real Madridi konfirmoi se sulmuesi ishte "diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në bicepsin e djathtë të femurit", në një deklaratë të dielën. Burimet i kanë thënë ESPN se Rodrygo do të jetë jashtë për 15 deri në 20 ditë.

Skuadra e Carlo Ancelottit, e cila është pas Barcelonës me tre pikë në La Liga, pret liderët e ligës në Bernabéu të shtunën.

Lajme të ngjashme