Courtois nuk shkon në stërvitje të kombëtares belge, hidhërohet pse Lukaku u bë kapiten para tij - NACIONALE

Courtois nuk shkon në stërvitje të kombëtares belge, hidhërohet pse Lukaku u bë kapiten para tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Thibaut Courtois nuk është paraqitur fare në stërvitje me ekipin kombëtar të Belgjikës, pasi shiriti i kapitenit iu dha Romelu Lukakut e jo atij në ndeshjen e fundit kundër Austrisë.

Në mungesë të kapitenit Kevin De Bruyne, Courtois priste se ai do ta barte shiritin e kapitenit gjatë ndeshjes së Belgjikës kundër Austrisë në kualifikime për Euro 2024 të dielën.

Megjithatë, trajneri Domenico Tedesco vendosi që këtë detyrë t’ia japë Romelu Lukakut.

Këtë gjë nuk e ka pritur aspak mirë portieri i Real Madridit, i cili si pasojë ka munguar në stërvitjet e kombëtares të hënën, sipas mediave belge.

Trajneri belg kishte vendosur që Lukaku ta udhëhiqte skuadrën në ndeshjen e së dielës, e cila mbaroi 1:1, dhe pastaj ia kaloi shiritin Courtoisit para ndeshjes së radhës kundër Estonisë.

Por pas mungesës së Courtoisit në stërvitje, pritet të shihet se çfarë do të vendosë Tedesco tani.

Thibaut Courtois është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk mund ta përshkruaj sa shumë e vlerësoj atë. Të shtunën bisedova me Romelun dhe Thibautin për shiritin e kapitenit. Kundër Austrisë ishte Lukaku, kundër Estonisë e merr Thibaut. Është e rëndësishme për ne që ai të ndihet i çmuar”, tha Tedesco pas ndeshjes të dielën.

De Bruyne, i cili u lëndua gjatë triumfit të Manchester Cityt kundër Interit në finale të Ligës së Kampionëve, pritet të mungojë për një kohë më të gjatë.

Ai nuk do të kthehet në fushë për Belgjikën deri në shtator.

Lajme të ngjashme