Courtois e konfirmon se po e mendon pensionimin nga Belgjika
Portieri i Real Madridit Thibaut Courtois e ka pranuar se ndoshta ka luajtur ndeshjen e fundit në fanellën e Belgjikës.
Derisa po shërohet nga lëndimi, belgu ka konfirmuar se do të mungojë në Kampionatin Evropian “Euro 2024” edhe nëse rikthehet në fundin e sezonit.
Në fakt, portieri e ka pranuar se ka tensione me përzgjdhësin e Belgjikës Domenico Tedesco, pasi ia largoi shiritin e kapitenit vitin e kaluar.
“Të gjithë kanë mendimin e tyre në këtë çështje dhe është krejtësisht normale. Por, mendoj se shumë njerëz nuk e kuptuan pikëpamjen time. Nuk kishte të bënte lidhur me shiritin e kapitenit. Gjatë kësaj kohe nuk kishte diskutime fare për mua”.
“U ndjeva sikur nuk po vareshin tek unë. Do të flasë së shpejti. Ndoshta e mora vendimin shumë shpejtë. Por jam njeri, kam ndjenja dhe nuk jam robot”.
Për vendimin që të mos luajë në Euro, ai shtoi: “Edhe nëse luaj një ndeshje në fundin e sezonit me Madridin nuk nënkupton se do të isha 100 për qind”.
“Do të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Ende dua të luaj për Belgjikën, por nuk po bëhem më i ri. Në fakt, plotësisht e kundërta...”, tha ai për “VRT1”.
Courtois pritet të rikthehet nga lëndimi në muajin prill.