Corriere dello Sport: AC Milan dhe Napoli po "luftojnë" për Edon Zhegrovën - NACIONALE

Corriere dello Sport: AC Milan dhe Napoli po "luftojnë" për Edon Zhegrovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Lilles, Edon Zhegrova është në vëmendjen e dy nga klubet më të mëdha italiane, Napoli dhe AC Milan.

Të dy skuadrat italiane janë duke kërkuar një anësor të krahut dhe prioriteti i tyre është Zhegrova, pavarësisht që kosovari ka kontratë deri në qershorin e vitit 2026.

Sipas "Corriere dello Sport", 24-vjeçari është ndër kandidatët e Napolit për ta zëvendësuar Hirving Lozanon, i cili pritet të largohet nga "Stadio Maradona" meqenëse kërkohet nga klubet angleze dhe ato franceze.

Napoli dhe Lille kanë lidhje të shkëlqyeshme por kjo nuk nënkupton që kampioni i Serie A do të ketë ndonjë trajtim të veçantë për ta transferuar Zhegrovën.

Përpos kësaj, Napoli e ka bërë prioritet nënshkrimin me një qendërmesfushor dhe ylli i Udineses Lazar Samardzic është favoriti për ta pasuar Piotr Zielinsi.

Ndërkohë, interesim për Zhegrovën ka shprehur edhe AC Milani. Gazeta tjetër e njohur italiane "Tuttosport" thotë se sulmuesi ndodhet në "radarin" e "Rossonerëve" pranë Adama Traores, Riccardo Orsolinit, Hakim Ziyechit dhe Nicolo Zaniolos.

Sa i përket Zhegrovës, deri më tani lojtari nuk ka komentuar mbi të ardhmen pasi është i fokusuar të shërohet nga lëndimi i fundit muskulor që pësoi javë më parë.

Pavarësisht lëndimit Zhegrova pritet të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Kosovës në muajin qershor, ndaj Rumanisë, respektivisht Bjellorusisë.

Lajme të ngjashme